Saturday, November 23, 2024

(Video) Andi Leli, nostalgji për Vlazninë. Ish futbollisti kuqeblu, i cili jeton prej 27 vitesh në SHBA, kujton karrieren e tij me kuqeblutë e viteve 90-të

Lexo

Andi Leli është një nga futbollistët e spikatur të Vllaznisë së pas viteve 90-të. Pas 27 viteve emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rikthimi në Shkodër përjetohet me nostalgji për qytetin dhe kryesisht për jetën sportive.

Teksa bënte një xhiro në pedonalen e Shkodrës shoqëruar nga kolegu i afërt i fushës së lojës kur luante me Vllazninë, Auron Miloti, me të cilin lidhjet e tij shoqërore dhe familjare vazhdonte të jenë të afërta edhe pas largimit nga futbolli, Andi iu përgjigj ftesës për një intervistë, gjatë së cilës flet për kënaqësinë që ndjen sa herë vjen në Shkodër, por edhe për karrieren e tij sportive me Vllazninë dhe ekipin kombëtar U21, ku ai ishte pjesë e saj.

Edhe pse larg, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andi Leli, e ndjek me shumë emocion Vllazninë, për të cilën mendon dhe dëshiron shumë që këtë sezon të përmbushë dëshirat e tifozërisë shkodrane që titulli kampion të vijë në Shkodër.

(Video) Intervisten e plotë në video me ish futbollistin e Vllaznisë, Andi Leli, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img