Federata Shqiptare e Peshëngritjes, do të organizojë në fundjavë Asamblenë e Përgjithshme, të cilën e ka planifikuar të zhvillojë në mjediset komode të Grand Hotel Europa të Shkodrës.
Një gjë të tillë e bën të ditur trajneri i kombëtares Lagja, duke konfirmuar edhe orën 11:00 si fillimin e punimeve të Asamblesë me pjesëmarrjen e të deleguarve nga kryqyteti, titullarë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe nga Federata Botërore e Peshëngrijes.
Ndërkohë, sa i përket garës për postin e presidentit, trajneri i kombëtares Lagja, saktëson se konkurent për këtë post janë dy kandidatura, presidenti aktual i federatës Elez Gjoza dhe antari i kryesisë së federatës, shkodrani i mirënjohur Asim Belinova, një nga figurat më të spikatuara të sportit të shtangës në vite.
Perpos lajmit për zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme në Shkodër, tekniku shkodran i kombëtares së shtangës, flet edhe për Kampionatin Evropian të peshëngritjes U23 që u zhvillua këto ditë në Raszyn të Polonisë.
Pas kthimit nga Polonia, trajneri i Lagja u shpreh i kënaqur për suksesin e kombëtares së Shqipërisë duke komplimentuar talentin Franko Ferra i cili në peshën 109 kg, fitoi 3 medalje duke rrembyer 1 medalje te arte me 162 kg dhe dy medalje te argjendta me 192 kg dhe 354 kg ne total ne dygaresh.
Për t’u theksuar ishte fakti se në ceremoninë e medaljeve të Kampionatit Evropian ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni znj. Mimoza Halimi, e cila pati kënaqësinë dhe krenarinë t’i dorëzoi medaljen e artë peshëngritësit shqiptar.
Për trajnerin Lagja, ky aktivitet ndërkombëtar tregoi më së miri se brezi i ri ka filluar të zëvendësojë më së miri ato më të vjetër, ndërkohë që pohoi medalistit Ferra shumë shpejt do t’i bashkohen edhe dy peshangritësit e talentuar shkodra, Antonino Mullisi dhe Saimir Lagja, duke garantuar se në Shkodër pritet të vijnë medalje të arta dhe të argjendta.