Wednesday, November 27, 2024

Euro U-19 2025/ Shqipëria nis nesër grumbullimin, trajneri Ahmataj fton 22 lojtarë

Lexo

Shqipëria U-19 do të nisë nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

Trajneri i skuadrës kuqezi, Julian Ahmataj zbardhi sot listën me emrat e 22 futbollistëve të thirrur për tre sfidat zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij muaji.

13 nga lojtarët e ftuar nga stafi teknik i U-19 janë pjesë e klubeve të huaja si Lazio, Parma, Genoa, ADO Den Haag etj, ndërsa pjesa tjetër janë futbollistë që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Kuqezinjtë kanë zhvilluar disa takime miqësore përgjatë kësaj periudhe për t’u përgatitur si duhet për këtë raund.

Që nga nesër, skuadra do të grumbullohet në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet deri në fund të këtij raundi. Shqipëria e Ahmatajt është pjesë e grupit 11, ku përballë do të ketë kundërshtarë si Danimarka, Irlanda e Veriut dhe Izraeli.

Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Izraelin, më 13 nëntor në ora 14:00. Ndeshja e dytë e skuadrës së drejtuar nga Ahmataj do të jetë ajo ndaj Danimarkës, po në ora 14:00 më 16 nëntor. Tre ditë më vonë, Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut në ora 15:00. Të treja takimet e Shqipërisë do të zhvillohen në Elbasan Arena.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img