Dy herë radhazi “Lojtari i Ndeshjes”, Dodaj: Golin e sotëm ja dedikoj familjes sime. Të vazhdojmë kështu me kokën e ulur

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar ditën e sotme në supersfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Kevin Dodaj, i cili shënoi golin për shkodranët.

“Dedikim? Këtë gol ja dedikoj familjes sime për mbështetjen që po më jep. Përsa i përket ndeshjes jam shumë i lumtur, shpresoj që të vazhdojmë kështu me kokën e ulur.

Objektiv personal? Të shkoj sa më lart me Vllazninë dhe të shënoj sa më shumë gola. Numër fiks nuk kam shënuar, por sa më shumë”, është shprehur Kevin Dodaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu