Saturday, November 16, 2024

(Video) BOKS-Prag Ballkaniada e Serbisë. Trajneri i “Tërbuni Boks”, Emiliano Çekini: Boksierët e talentuar të ekipit tonë, Kristian Jubani dhe Jurgen Lazri, synojnë Medalje Ari

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks është gati për pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik që nis këtë fundjavë në Serbi. Pjesë e formacionit të ekipit kuqezi janë edhe dy boksierët e talentuar të ekipit “Tërbuni Boks”, Kristian Jubani dhe Jurgen Lazri.

“Veriu Sport” ishte sot i pranishëm në palestrën e ekipit “Tërbuni Boks”, ku trajnerët Emiliano dhe Klaudio Çekini, krahas kontigjentit të bollshëm të elementit të ri që është pjesë e këtij ekipi, zhvilluan një seancë speciale me dy boksierët e tyre Jubani dhe Lazri në prag të nisjes drejt Serbisë.

Në prononcimin e tij dhënë për mediat, trajneri Emiliano Çekini flet me superlativa për cilësinë e dy boksierëve të tij, nënkampionit të Europës, Kristian Jubani, konkurues në peshën 48 kg, i cili trajnohet mes Pukës dhe Irlandës, si dhe Jugen Lazrit, konkurues në peshën deri në 63 kg, katër herë kampion i Shqipërisë dhe disa herë boksieri më i mirë i Shqipërisë.

Bazuar në formën e mirë sportive që disponojnë dy boksierët e tij, trajneri Çekini është shumë optimist që të dy boksierët do t’i sjellin Shqipërisë Medalje të Arta. Sa i përket Ballkaniadës së Serbisë, trajneri Çekini bën të ditur se ky edicion ka një të veçantë, pasi do të konkurohet në të gjitha kategoritë e moshave, që nga të rinjtë deri tek atë të rritur, pjesë e të cilit do të jenë edhe boksierë të tjerë të kampionatit shqiptar.

Në vijim, trajneri Çekini, flet edhe për përvojën pozitive që ai dhe vëllai i tij Klaudio Çekini po kalon në drejtimin e ekipit “Tërbuni Boks” duke qënë të kënaqur me bashkëpunimin që ato kanë me Bashkinë Pukë në drejtimin e këtij ekipi, prej të cilit vetëm në vitin e parë kanë nxjerrë katër kampionë kombëtarë si dhe personalisht, Emiliano Çekini është shpallur trajneri më i mirë i kampionatit të moshave në Vlorë. Pa mohuar këtu edhe rezultatet e pozitive të boksierëve të “Tërbuni Boks” në arenën ndërkombëtare, siç ishte së fundmi Adam Maca, i pesti në botë muajin e kaluar dhe nënkampion Europe në fillim të vitit.

“Përgatitja e ekipit “Tërbu Boks” është e përqëndruar për të gjitha grupmoshat. Kemi dy kampion kombëtar në moshën U16, Bjordi dhe Brajan Çekini dhe nënkampioni Gabriel Doda. Gjithashtu po përgatisim edhe boskier për ekipin e të rriturve, ku gjatë periudhës së fundit na janë bashkuar disa kampionë kombëtar siç është Pashuk Gjoni dhe Agron Muriçi”, përfundon prononcimin e tij, trajneri Emiliano Çekini

(Video) Pamje nga stërvitja e boksierëve të ekipit “Tërbuni Boks”: Kristian Jubani dhe Jurgen Lazri që po përgatiten për Kampionatin Ballkanik që zhvillohet këtë fundjavë në Serbi. Si dhe, prononcimet e trajnerit Emiliano Çekini si dhe të boksierit Jurgen Lazri.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img