Shqipëria dhe Çekia përballen mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ndeshje kjo e vlefshme për vlefshme për grupit B1 të UEFA të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë tanë kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme seancën e fundit anti-Çeki, dhe sot janë gati për të dhënë më të mirtën e tyre në fushën e lojës.
Pozitive për trajnerin Silvinjo është se lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike , ndërkohë që atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin e tyre në këtë ndeshje.
Sfida, Shqipëri-Çeki, do të gjykohet nga zvicerani Sandro Scharer duke pasur si asistentë të tij Stephane de Almeida dhe Jonas Erni. Edhe gjyqtari i katërt është zvicerian, Johannes von Mandach.
Sa i përket kryesorit Sandro Scharer, është hera e parë që e gjykon Shqipërinë si gjyqtar kryesor, ndërkohë që më herët ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen Kroaci-Shqipëri që u mbyll me barazimin 2-2 në Kampionatin Europian zhvilluar në Gjermani 2024.