Sunday, November 17, 2024

(Video) Kategoria e Tretë-KF Shiroka e nis me humbje kampionatin, por trajneri Axhani është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij kundër Partizanit B: “Ndikoi kartoni i kuq në 28’ në dëm të skuadrës tonë”

Lexo

Partizani B-KF Shiroka  4-0(Shënues: Narh 44’, Keko 49’, Alinj 89’, 90’)

Formacioni i KF Shiroka: Masinji, Twum, Zaja, Peku, Nwakwudo, Kodra, Bebeziqi, Ogungbire, Muliu, Amponsah, Aneke(U aktivizuan: Asllani, Vincent, Umar, Boshti, Micheal). Trajner: Fatmir Axhani, Valmur Kurti

Ka startuar këtë fundjavë Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e Tretë, dhe kalendari i javës së parë e ka vendosur KF Shirokën të luajë në transfertë përballë Partizanit B, një kundërshtari që konsiderohet më i forti në grupin A ku luajnë skuadrat e veriut.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit, pronë e KF Partizani, nuk nisur mirë për klubin e Shirokës, i cili që në minutën e 28-të i është dashur të luajë me një futbollist më pak, pasi arbitri kryesor i ndeshjes, Dyrmishi, ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin shirokas, Nwakwudo. Një mesfushor ky cilësor, tek i cili trajneri Axhani kishte bazuar ndërtimin e lojës.

Luajtja me një futbollist më pak në fushën e lojës, natyrshëm që ka dhënë ndikimet e veta për KF Shiroka, i cili pjesën e parë e mbyll në disavatazh 1 me 0 me golin e shënuar nga Narh në minutën e 44-tërt.

Por, nuk mjafton, sepse katër minuta nga fillimi i të dytës, shirokasit pësojnë edhe golin e dytë, këtë radhë me autor Keko. Me avantazhin 2 me 0 dhe me një futbollist më shumë në fushën e lojës, u duk se Partizani garantoi fitoren e ndeshjes. Por, minutat në vazhdim janë një befasi e plotë për shirokasit e drejtuar nga Fatmir Axhani, të cilët duke shumëfishuar sulmet në portën vendase, por forma shumë e mirë e portjerit vendas Tahiri nuk lejon prekjen e rrjetës.

E hedhur tërësisht në sulm në kërkim të golit, KF Shiroka krijoi shumë hapësira në prapavijë, gjë të cilën e shfrytëzon Partizani B, i cili me dy kundrasulme të shpejta arrin të shënojë në limitin e krejt ndeshjes, përkatësisht në minutat 89’, 90’ me të njëjtin autor, Alinj, gola këto që fiksojnë rezultatin përfundimtar, 4 me 0 në favor të Partizanit B.

Gjithësesi, edhe pse e nis me humbje kampionatin, për trajnerin Fatmir Axhani, skuadra e tij luajti mirë në këtë ndeshje.

“Jam i kenaqur me ndeshjen e zhvilluar perballe ekipit te Partizanit, sepse ishim me një lojtar më pak pothuajse gjatë gjithë lojës dhe kjo na penalizoi jo pak. Për më tepër, kundërshtari kishte një ekip të fortë, me pesë lojtarë që luajnë në Superiore, që e bëri edhe më të vështirë për ne të ishim konkurrues në fushë. Pavarësisht kësaj ekipi ynë u mundua të jepte maksimumin, por me një lojtar më pak dhe kundërshtarë kaq të fortë, ishte shumë e vështirë të merrnim një rezultat pozitiv. Megjithatë, kampionati është i gjatë dhe këto janë thjesht disa hapa në rrugën tonë. Ne do t’i marrim ndeshjet me radhë, do të punojmë shumë për të rregulluar ato që nuk shkuan mirë dhe do të jemi të gatshëm për çdo sfidë që vjen. Çdo ndeshje është një mundësi për t’u rritur dhe për të avancuar, dhe besoj se me angazhim dhe përkushtim, do të arrijmë rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.”, u shpreh tekniku i KF Shirokës, Fatmir Axhani, pas ndeshjes, Partizani B-KF Shiroka, 4-0.

(Video) Ndeshja, Partizani B-KF Shiroka 4-0. Java e parë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë. Stadiumi “Arena e Demave”-16.11.2024, Tiranë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img