Laçi rikthehet tek fitorja, mund 2-1 Bylisin në shtëpi dhe rrit moralin për titullin

Lexo

- Reklamë -spot_img

I dërmuar moralisht për humbjen dhe eleminimin nga Kupa, kurbinasve të Laçit  u dilte për detyrë të merrnin me patjetër fitore tre pikëshe në ndeshjen e radhës të kampionatit. Ndeshje kjo  e luajtur në fushën e tyre duke pasur përballë Bylisin i cili nga ana e tij edhe ai kërkonte pikë për të mos rrezikuar të kapet nga ndjekësit e fundtabelës së klasifikimit, Skënderbeu dhe Apolonia.

Por, këtë radhë, Laçi ka bërë mjaft mirë duke u rikthyer tek fitorja, me të cilën kishte disa javë “marrëdhënie jo të mira”. Laçjanët e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ishin dominues gjatë të gjithë ndeshjes, por megjithë rastet e krijuara, në 45 minutat e para nuk arritën të shënonin.

Por golat do të vinin në pjesën e dytë, ku brenda dhjetëminutëshit të parë nga fillimi i kësaj pjese Deliu 52′ dhe  Prenga 55’ tundin rrjetën e portës ballshiote duke bërë që Laçi të udhëheqë me rezultatin 2-0. Kur të gjithë menduan se ndeshja po mbyllej me këtë rezultat, është  Ndreca për miqtë që në minutën e 93-të shënon nga pika e bardhë e penalltisë duke fiksuar kështu rezultatin përfundimtar 2 me 1 në favor të Laçit.

Fitore kjo që e mban skuadrën laçjane në grupin e parë të skuadrave pretendente tashmë në kuotën e 48 pikëve duke ndjekur hap pas hapi treshen e parë, Teuta, Vllaznia dhe Partizani në luftë për fitimin e titullit kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img