Tirana shtegëton për ndeshjet si pritëse,”Selman Stërmasi” pritet të rindërtohet nga fillimi. Greca: Garë e hapur për të gjithë,fiton projekti me idenë më të mirë

 

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet plotësisht. Ky është lajmi që vjen ditën e sotme për një nga impiantet që në muajt e fundit nuk ka pritur asnjë ndeshje futbollistike.

Lajmi është bërë i ditur nga sipërmarrësit privatë përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve. Gjithashtu ka qenë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit,Adelina Greca e cila ka njoftuar shpalljen e garës për të mar pjesë. Gjithçka do të jetë e hapur deri më 24 janar.

“Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë. Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime,3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurojnë për të qenë fitues,3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues,ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, ka theksuar Gresa.

Stadiumi pritet të jetë rreth 50 metra katrorë,teksa kapaciteti pritet të jetë 14.000-16.000 vende. Padiksutim që ky ëhstë një lajm i mirë edhe për Tiranën,me bardheblutë që prej mbylljes së “Selman Stërmasit” jan detyruar të “shtegtojnë” në disa qytete të Shqipërisë për të zhvilluar ndeshjet si pritëse.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu