Laçi-Kukësi 3-1 (Shënues: Tresa 45+2’, Bullari 45+7’, 66’ /Fadiga 20’)
Në Kurbin skuadra e Laçit nuk ka zhgënjyer pritshmëritë duke eliminuar Kukësin me shifrat 3-1. Për ekipin vendas deciziv ka qenë Bullari, autor i dy prej tri golave të shënuar në portën e formacionit të Kategorisë së Parë.
Sa i përket kronikës të parët në avantazh kaluan miqtë falë një goli mjaft të bukur të Fadiga (20’). Ndërsa për Laçin barazoi Tresa në minutën e shtatë të shtesës së pjesë e parë. Dy minuta më vonë do të shëonte edhe Bullari kur shndërroi në gol një penallti.
Në pjesën e dytë vendasit u munduan që të mbyllnin takimin në më shumë se një rast, por rrugën e golit e gjeti përsëri Bullari (66’).