Wednesday, January 22, 2025

Dy kuqeblu, Balaj-Mala në formacionin e javës. Në listë edhe shkodrani Marçelino Preka(Partizani). “Abissnet Superiore”, java e 21-të

Lexo

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën si zakonisht formacionin dhe trajnerin e javës. Kështu, për javën e 21-të, ndër më të mirët janë dy futbollistë të Vllaznisë: kapiteni Bekim Balaj në repartin e sulmit dhe Esat Mala në mesfushë. Pjesë e listës së më të mirëve është edhe futbollisti shkodran Marçelino Preka i pozicionuar në qëndër të mbrojtjes

Si portieri i javës është përzgjedhur: Klevis Hasanbelli (FK Bylis) ndërsa në vijën e mbrojtjes rreshtohen katër futbollistët: Edison Ndreca (KF Egnatia), Arbenit Xhemajli (KF Egnatia), Marcelino Preka (FK Partizani) dhe Jorgo Meksi (Dinamo City)

Mesfusha përbëhet nga Esat Mala (KF Vllaznia), Gjelbrim Taipi (FK Partizani) dhe Serxho Ujka (KF Egnatia).

Në majën e sulmit është Bekim Balaj (KF Vllaznia), ndërsa në krahë qëndrojnë Baton Zabërgja (Dinamo City) dhe Erich Berko (FK Bylis).

Trajneri i javës është shpallur Edlir Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img