Prej disa ditësh emri i tij është në qendër të merkatos në dalje te Vllaznia. Kevin Dodaj po diskutohet shumë për një transferim jashtë Shqipërisë dhe pista më “e nxehtë” për 19-vjeçarin u duk se ishte Ukraina.
Por ky opsion ka dalë në plan të dytë, pasi në skenë ka dalë një kampionat shumë më prestigjoz. Dodaj është tashmë më afër kalimit në Francë, sipas asaj që mëson ekskluzivisht “Panorama Sport” nga burime pranë futbollistit. Lens, një klub me emër në Francë dhe në Europë, ka shfaqur interes konkret për lojtarin shkodran.
Këtë lëvizje duket se e ka “marrë në dorë” menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti dhe nëse do të konkretizohej, do të ishte një lëvizje e bujshme për sulmuesin e Kombëtares U-21.
Fatjon RUPI