Zyrtare-Bledar Devolli, merr drejtimin e Teutës së Durrësit

Pas dorëheqjes së trajnerit Edi Martini, gjë e cila erdhi menjëherë pas humbjes që durrsakët pesuan në shtëpi, pasditen e sotme Klubi i Futbollit Teuta ka emëruar në krye të pankinës trajnerin Bledar Devolli, gjë të cilën e ka përcjellë në mënyrë zyrtatare përmes fazes së klubit të Teutës.

Njoftimi i KF Teuta

   MIRËSEVJEN BLEDAR DEVOLLI!

Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta.

KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim! 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu