Wednesday, February 5, 2025

(Intervista) Erdenis Gurishta, vlerëson prapavijën kuqeblu: “Kemi mbrojtje solide. Vllaznia nuk e ul ritmin kundër Tiranës, sigurojmë shpejt “Final 4”

Lexo

Erdenis Gurishta, një nga protagonistët e Vllaznisë ka folur së fundmi ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Mbrojtësi është ndalur tek ecuria pozitive e shkodranëve në këtë periudhë, ku ai thotë se skuadra nuk duhet ta ndalë ritmin dhe të vijojë në të njëjtën rrugë. Ndër të tjera 29- vjeçari ndalet edhe te performanca e mbrojtjes e përmirësimi i repartit. E ndërsa shprehet se ndeshja e radhës ndaj Egnatias i shikon kuqeblutë shumë të motivuar për të marrë maksimumin ndaj rrogozhinasve.

Skuadra po kalon një super formë në këtë fillim viti 2025. Sa mund ta mbajë ekipi këtë ritëm?

Ishin tre ndeshje brenda një jave dhe normalisht është kënaqësi kur skuadra merr maksimumin në çdo ndeshje. Jemi totalisht në ritmin e duhur dhe ne duhet të vijojmë kështu duke mos ulur ritmin, sepse i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë dhe arritur maksimumin.

Është tashmë e siguruar katërshja e parë për Vllazninë?

Ne duhet të ecim në të njëjtin ritëm e të mos ndalemi. T’i marrim ndeshjet një e nga një në mënyrë që të sigurojmë sa më shpejt objektivin primar që pretendojmë.

Ndeshja e radhës do të jetë kundër një rivali direkt si Egnatia. Si futet skuadra në këtë duel?

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne se do kemi përballë një kundërshtar direkt si Egnatia. Do të futemi me përqendrimin dhe motivimin për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Sepse e dimë mirë që është një duel që mund të forcojë pozitat tona në renditje. Është një ndeshje që kërkon fokus të plotë dhe angazhim maksimal nga çdo futbollist.

Enri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img