E paralajmëruar më herët nga “Veriu Sport”, arbitri Florjan Lata gjykon sot ndeshjen, Vllaznia-Egnatia, takim i cili do të luhet prej orës 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, i vlefshëm për javën e 22-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Ndihmësa të Latës do të jenë Erind Burgu dhe Xhuljo Mani, arbitër i katërt është caktuar Andi Koçi. Ndërsa sistemi VAR do të monitorohet nga dyshja Klodian Prenga dhe Olsion Yzeiraj. Delegat i këtij takimi do të jetë Eduard Gjini dhe Vëzhgues Sokol Çekaj.
Trupa gjykuese e ndeshjes Vllaznia-Egnatia
Arbitër kryesor: Florjan Lata
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Andi Koçi
Var: Klodian Prenga
Avar: Olsion Yzeiraj
Delegat: Eduard Gjini
Vëzhgues: Sokol Çekaj
Fatos LAMAJ