Lacio ndryshon mendim për Hysajn. Shkodrani në listën e Europa League

Edhe pse afati i fundit për të dorëzuar listën e lojtarëve, të cilët do të luajnë për klubet në Ligën e Europës është data 6 shkurt, Lacio ka vendosur që tani të riintegrojë Elseid Hysajn.

Sipas shtypit italian mbrojtësi shkodran, i cili ishte i përjashtuar nga lista e lojtarëve të klubit në Serie A dhe ajo e Europa League, do të jetë një lojtar me kohë të plotë për Lacion në këtë pjesë të dytë të sezonit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu