AF Vllaznia U11-KF Gjakova U11, 1-0
AF Vllaznia U13-KF Gjakova U13, 0-2
AF Vllaznia U17-KF Gjakova U17, 2-1
Me ftesë të Akademisë së Futbollit Vllaznia në Shkodër ka mbërritur një delegacion i zgjeruar i KF Gjakova duke pasur në program zhvillimin e një Turneu Ndërkombëtar në tre kategoritë e grupmoshave: U11, U13 dhe U17.
Përpara fillimit të aktivitetit, Drejtori i KF Gjakova, ish futbollisti i njohur i futbollit kosovar dhe më gjërë, Gzim Daka, i ka dorëzuar drejtorit të AF Vllaznia, Alban Hasani dhuratat simbolike, si dhe një vlerësim në emër të KF Gjakova Bujar Hajdinaj.
Më pas, radhën e kanë pasur ndeshjet, të cilat u zhvilluan në stadiumin “Reshit Rusi” me ballafaqimin e kategorive të moshave, U-11, U-13 dhe U-17.
Rezultatet teknike të ndeshjeve ishin këto: AF Vllaznia U11-KF Gjakova U11, 1-0, AF Vllaznia U13-KF Gjakova U13, 0-2, AF Vllaznia U17-KF Gjakova U17, 2-1.
Por, përpos rezultateve, protagonistët e këtij aktiviteti u shprehën me nota pozitive për zhvillimin e turneut. Kordinatori i AF Vllaznia Ndriçim Shtubina duke falenderuar miqtë nga Gjakova për bashkëpunimin, theksoi se turne të tillë i vlejnë dy klubeve përkatëse.
Nga ana e tij, Drejtori i Klubit të Futbollit Gjakova, ish futbollisti i gjakovar, Gzim Daka u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin mes dy klubeve, ndërkohë që ftoi AF Vllaznia t’i kthejë vizitën në Gjakovë.
Për ish futbollistin e Vllaznisë, Gjon Kola, aktualisht zëvendëstrajner i Vllaznia U11, ballafaqimi me bashkëmoshatarët nga Gjakova i shërben të dy klubeve për të rritur nga ana profesionale futbollistët që kanë në dispozicion.
Video) Pamjet nga zhvillimi i Turneut të Futbollit të moshave, AF Vllaznia-KF Gjakova, si dhe prononcimet e plota të Kordinatorit i AF Vllaznia, Ndriçim Shtubina, Drejtorit të KF Gjakovar, Gzim Daka, Zv.Trajnerit të Vllaznisë U11 Gjon Kola, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.
Gaspër MARKU