Saturday, February 1, 2025

Moriero: “Skuadra ime dha zemrën në fushë. Patëm mundësi për të fituar”

Lexo

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida Laçi-Partizani. Në përfundimin e takimit, trajneri i kurbinasve Francesco Moriero u shpreh:

“Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre të fortë, skuadra ime dha zemrën në fushë, episodi i fundit mund ta fusnim golin, patëm mundësi për të fituar. Për mënyrën si luajtëm sot, çunat meritonin të fitonin, por e pranojmë këtë barazim. Duhet të vazhdojmë punën, objektivi i parë është arritur, kemi dalë për momentin nga zona e ftohtë, nuk mund të dorëzohemi, ky është shpirti i skuadrës.

Melos ia kam kërkuar unë që ta marrë topin pas mesfushë, futbolli është revolucion, nuk ka më futboll pozicional, për mua është që të mbulojmë hapësirat boshe, shohim edhe skuadrat e tjera, duhet të zemë hapësirat boshe, për këtë po punoj qëkur kam ardhur, jam shumë i kënaqur me lojën e djemve dhe më pak me rezultatin, e them çdo herë që jemi një skuadër e re dhe përballë kishim një skuadër të fortë.

Në sy të njerëzve e meritonim të fitonim, Partizani luajti keq dhe kjo është merita jonë që i bëmë të luajnë ashtu. Kemi bërë presing nga minuta e parë, jam i kënaqur me këtë, gjithsecili e sheh nga këndvështrimi i vetë, kjo është një skuadër që me të vërtetë punon shumë. Në raport me skuadrat e tjera ne nuk mund të dorëzohemi, sepse janë shumë pikë në lojë, kemi bërë dy gabime që mund të na kushtonin, bëmë çdo gjë për të fituar. Unë zgjidhjet i kam, bëj zëvendësime kur trajneri ka nevojë, po punojmë për të rritur të rinjtë, ky është një nga objektivat tanë, shumë herë bëjmë ndërrime, por sot skuadra ka qenë perfekte”, deklaroi Moriero për RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Ndeshje e zjarrtë në “Niko Dovana”, Tirana dhe Elbasani, ndajnë nga një pikë

Tirana-Elbasani 1-1(Zharmuni 13'/Musta 74') Kartonë të verdhë:Meta 90+2'/A.Kasa 53',Lulaj 67',Lila 85',Ibrahim 89' Tirana:Selmani,Vera(Smaçi 64'),Dembele,Soler,Silva,Prengaj(Mihana 76'),Përgjoni,Ndreca,Meta,Kola,Zharmuni Trajner:Bledi Shkëmbi Elbasani:Abalora,Olberkis,Lulaj,Dros(Dukuo 63'),Tsague,Ibrahim,A.Kasa,Lajthia(Lukili 88'),Gomes(Qose 63'),Musta,Lila Trajner:Ivan...
- Advertisement -spot_img