“Abissnet Superiore”-Sot 3 duelet e para të Javës së 25-të: Egnatia – Partizani(13:30), Bylis – AF Elbasani(13:30), Dinamo City – Vllaznia( 16:30)

Java e 25-të e kampionatit Kategoria “Abissnet Superiore” luan sot tre duelet e para të javës së 25. Dy ndeshje janë progranuar të nisin në orën 13:30, ku kryesuesit e kampionatit, Egnatia do të presin Partizanin në “Egnatia Arena”, ndërsa Bylisi do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Adush Muça”.

Çifti i tretë i ditës së sotme është një duel tjetër po aq interesant, ku përballen Vllaznia e vendit të dytë me Dinamon e katërta me pikë të barabarta me Partizanin. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:30, fusha pritëse e dinamovitëve në këtë sezon sportive.

Java e 25-të e Abissnet Superiore vijon ditë e dielën me dy ndeshjet e fundit. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu do të përballen në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Kalendari i javës së 25-të, Abissnet Superiore

Sot

Egnatia – Partizani                 15.02.2025        13:30

Bylis – AF Elbasani                15.02.2025        13:30

Dinamo City – Vllaznia          15.02.2025        16:30

Nesër

Laçi – Teuta                             16.02.2025        13:30

Tirana – Skënderbeu              16.02.2025        16:30

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu