Futboll Femra-Dueli i javës së 10-të, Vllaznia-Egnatia, luhet sot në “Loro Boriçi”, ora 14:30

Kalendari i javës së 10-të të kampionatin të futbollit për femra, e cila është e para për fazën e dytë, ka pësuar një ndryshim. Ndeshja, Vllaznia-Egnatia, e cila ishte planifikuiar të luhet të dielën është zhvendosur për t’u luajtur sot. Klubi i Futbollit Femra Vllaznia njofton se sfida në fjalë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 14:30.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të kësaj jave, janë Tirana – Kinostudio që do të zhvillohet në kompleksin “Skënder Halili”, për të vijuar me dy takime të tjer, me Gramshin që do të udhëtojë drejt Lushnjes, një sfidë në dukje e lehtë për gramshiotet që kanë zhvilluar një fazë të parë mjaft të mirë. Laçi dhe Teuta është një takim i hapur mes dy ekipeve që kërkojnë të përmirësojnë pozitat e tyre në renditje në këtë fazë. Në kryeqytet, Partizani do të presë Apoloninë në një përballje mjaft të fortë mes dy ekipeve që kanë njohur rritje vitet e fundit.

Java e 10-të e kampionatit të futbollit të vajzave

Vllaznia – Egnatia, Tirana – Kinostudio, Lushnja – Gramshi, Laçi – Teuta, Partizani – Apolonia

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu