Përveç ekipeve të superiores dhe atyre të Kategorisë së Parë,në fushë do të zbresin edhe 10 skuadra nga Kategoria e Dytë. Ditën e sotme do të luhen 5 sfida të vlefshme për grupin A.
Besëlidhja do të pres në shtëpi skuadrën e Adriatikut,ndërsa Murlani luan në transfertën e vështirë përballë Sopotit. Naftëtari do të ketë të ftuar një mik të vështirë,si skuadra e Ilirisë.
Në krahun tjetër,Gramshi përballet me Basanian,ndërsa Luzi 2008 luan kundër Albanëve. Kujtojmë që këto sfida do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 13:00.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 15-të të Kategorisë së Dytë
Besëlidhja-Adriatiku(13:00)
Sopoti-Murlani(13:00)
Naftëtari-Iliria(13:00)
Gramshi-Basania(13:00)
Luzi 2008-Albanët(13:00)
Fatos LAMAJ