Kanë përfunduar 5 sfidat e sotme të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për grupin A të javës së 15-të. Në këto ndeshje të zhvilluara sot u shënuan 14 gola.
Për t’u theksuar është fitorja në transfertë e ekipit të Basanias, i cili mundi me rezultatin e ngushtë 2 me 3, Gramshin vendas. Për ekipin bushatas, golat u shënuan nga Shimaj në të pestën minutë, për të vijuar me Xhahysën në të 45-tën dhe në të 88-tën vjen goli i shënuar nga Nikshiqi. Ndërkohë, për vendasit, dy golat patën për autor Jameogo në të 35-tën dhe Xhelil në të 59-tën minutë me penallti, gola këto që nuk mundën të frenojnë fitoren e merituar të Basanias me rezultain, 2-3.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, fitore të rëndësishme ka realizuar edhe Besëlidhja, e cila mundi në shtëpi Adriatikun 2-0, falë golave të shënuar nga Hajderaj dhe shkodrani Klejdi Dibra.
Me fitore 1-2 e mbylli edhe Iliria, e cila luajti në transfertë përballë Naftëtarit duke fituar 1-2. Fitore mori edhe Sopoti ,me librazhdiotët që mposhtën pa probleme 4-0 skuadrën e Murlanit. Ndërsa skuadra e Luzit ia doli të fitonte përballë Albanëve, minimalisht me rezultatin 1-0.
Rezultatet e ndeshjeve të javës së 15-të të Kategorisë së Dytë
Gramshi-Basania 2-3(Jameogo 35’, Xhelili 59(p)’/Shimaj 5’, Xhahysa 45’, Nikshiqi 88’)
Besëlidhja-Adriatiku 2-0(Hajderaj 55’, Dibra 73(p)’)
Luzi 2008-Albanët 1-0(Laho 5’)
Sopoti-Murlani 4-0(Broshka 25’, Najara 56’, 58’, Fejzo 82’)
Naftëtari-Iliria 1-2(Serna 90’/Veriu 8’, Stafa 88’)
Fatos LAMAJ