Thursday, June 19, 2025

Përformanca e dobët me Teutën. Asnjë pjesëtar i Vllaznisë në formacionin e javës së 32-të-Abissnet Superiore

Lexo

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 32-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Paraqitja e dobët në përballjen me Teutën, me atë barazim 0-0 në “Loro Boriçi”, ka ndikuar që asnjë pjesëtar i Vllaznisë të mos jetë pjesë e këtij formacioni.
Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko. Katërshja e mbrojtses përbëhet nga Vasili Zhongo (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Florjan Pergjoni (Tirana) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu).

Në mesfushë janë: Karim Loukili (AF Elbasani), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Regi Lushkja (Egnatia).

Në majën e sulmit është lojtari që riktheu Partizanin te fitorja, Blessing Eleke, ndërsa krahët përbëhen nga Saliou Guindo (Egnatia) dhe Saleh Nasr (Skënderbeu).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic.

Goli më i bukur i javës është përzgjedhur, realizimi i Regi Lushkjas në fitoren 0-2 të Egnatias në transfertë ndaj Bylisit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img