Dinamo-Teuta 1-1(Zabërgja 53’/Gjinollari 18’)
Dinamo:Teqja,Rufati,Hoxha,Meksi,Aliji(Çelkupa 92),Karamba(Doçi 64),Jonuzi,Qefalija(Qardaku 59),Zabërgja,L.Vila,Nani(Gudjabi 64) Trajner:Ilir Daja
Teuta:Vata,Jazxhi,Zhongo,Kotobelli,Kruja,Gjinollari(Çyrbja 79),Maçolli,Lloci,E.Vila(Arifi 79),Toma(Kapllani 62),Beshiraj(Peposhi 88) Trajner:Bledar Hodo
Gjyqtarë:Eldorjan Hamiti(Lezhë),Ani Koçiaj(Tiranë),Elvis Gjoka(Lezhë),Daniel Vrapi(Tiranë) Var:Kreshnik Cjapi(Fier) Avar:Klodian Prenga(Laç) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Sokol Çekaj(Laç)
Nuk ka fitues në përballjen mes Dinamos dhe Teutës që u mbyll me shifrat 1-1. Fillimisht kaluan durrsakët në avantazh falë golit të Gjinollarit, por Zabërgja në fillim të së dytës i dha barazimin kryeqytetasve. Një barazim që nuk i vlen durrsakëve, pasi për pozitat e rënduara në fund të renditjes, vetëm fitorja i bënte punë në luftën për mbijetese.
Ndeshja
Është Dinamo e cila mer inkursione me anë të Zabërgja i cili në dy momente rrezikoj serjozisht portën e portierit Vata por pa gjetur kuadratin e portës. Më pas është Teuta që i përgjigjet me të njëjtën mënyrë ku rrezikon dy herë me anë të futbollistëve Toma dhe Kruja por portieri Teqja nuk lejon asgjë. Teuta hidhet e gjitha në sulm për të gjetur golin e avantazhit dhe ja arrin me anë të mesfushorit Gjinollari i cili godet fluturimthi duke mposhtur portierin Teqja. Menjëherë reagon Dinamo është L.Vila që tenton të surprizoj mbrojtjen mike por është i vëmendshëm portieri Vata. Pjesa e mbetur e pjesës së parë ka raste nga të dyja skuadrat ku rasti më flagrant i takon minutës së 39-të ku Karamba fton në hyrje të zonës Nani që gjuan fortë por Vata bënë mrekullinë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Teutës me rezultatin 0-1.
Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm dhe është Teuta që tenton me anë të mesfushorit Gjinollari që tenton të gjuaj por topi largohet nga mbrojtja. Më pas Nani lëviz nga e djathta dhe në fund krosimi i tij është i gabuar,duke mos u zotëruar nga askush. Është Dinamo që menjëherë gjen golin e barazimit me sulmuesin Zabërgja i mer një top nga shokët e skuadrës dhe më gjuan fortë nga distanca duke mposhtur portierin Vata. Dinamo hidhet e gjitha në sulm për golin e avantazhit dhe rrezikon me disa raste ku futbollistë si:Zabërgja,Nani,Qardaku,L.Vila dhe Doçi shënjestrojnë portën e portierit Vata por goli nuk vjen.
Përgjigjet Teuta dhe Kotobelli provon me një gjuajtje nga jashtë zonës,duke i dorëzuar sferën pa shumë probleme portierit Teqja. Sërish miqtë me sulmuesit Beshiraj dhe Toma që nuk kan forcën e duhur në goditjet e tyre. Gati sa Teuta nuk gjen golin e avantazhit kur portieri Teqja u kalua nga një prej lojtarëve të Teutës dhe në fund Rufati largon rrezikun mbi vijën fatale të portës. Minutat e fundit jan të qeta dhe në fund është Teuta që e mbyll në sulm,një goditje dënimi e harkuar në zonë gjen Llocin,por devijimi i tij para Teqjes nuk është i duhuri dhe çon sferën mbi traversë. Gjithçka mbyllet me shifrat 1-1 me Dinamon që me këtë barazim ruan vendin e 2-të ndërsa Teuta pas këtij barazimi ngelet në ujëra të turbullta.
Fatmir POPJA-Fatos LAMAJ