Abissnet Superiore-Java e 34-të luhet të shtunën, të gjitha në orën 15:00. Të 5 ndeshjet në ekranin e TVSH-së: Vllaznia-Dinamo, në RTSH Shkodra

Java e 34-t, e cila do të luhet e gjitha të shtunën në të njëjtin orar  (15:30) do të transmetohet e gjitha në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ku sportdashësit do të keni mundësinë t’i ndjekin të 5-të takimet në kanale të ndryshme të RTSH-së.

Përballjen direkte SKënderbeu-Tirana mund ta ndiqni në RTSH Sport, sfidën Partizani-Egnatia në RTSH 2, ndërsa takimin Elbasani-Bylis në RTSH 3. Përballja Vllaznia-Dinamo do të transmetohet në RTSH Shkodra, ndërsa sfida Teuta-Laçi në RTSH Plus.

Vendimi nga ana e sektorit të garave pranë Federatës Shqiptares së Futbollit  që tre ndeshjet e fundit të kategorisë Abissnet Superiore të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë është një formulë, të cilën institucioni më i lartë i futbollit shqiptar e aplikon në çdo fund sezoni për të shmangur mundësinë e aleancave mes skuadrave në fiksimin e rezultateve në lidhje me pozicionin e skuadrave që mbajnë në tabelën e klasifikimit.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit të Superiores, lufta në të gjitha frontet është më e hapur se kurrë. Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat që kanë siguruar një vend në Final 4, ndërsa Vllaznia, Partizani dhe Elbasani garojnë për 2 vendet e mbetura.

Më e bukur se kurrë është lufta për mbijetesë me 5 skuadra, që mundohen të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar edhe sezonin e ardhshëm. 3 pikë ndajnë Skënderbeun e vendit të 6-të me Laçin e vendit të fundit.

Kështu, sa i përket javës së 34-t, e cila është vendosur të luhet e gjitha të shtunën në të njëjtin orar, atë 15:30, ajo rezervon disa përballje direkte, që mund të rezultojnë vendimtare në garën për shpëtim, por edhe për pozicionet e “Final 4”. Për këtë të fundit, “Final 4” ndeshja që tërheq më shumë vemendjen është ajo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë pritëse dhe Dinamos mysafire, dy skuadra që kanë të hapur garën edhe për Kupën e Shqipërisë, ku pas barazimit 0-0 në gjysmëfinalen e parë të luajtur në “Loro Boriçi”, sfida e kthimit  “Elbasan Arena” vendos skuadrën që shkon në finale.

Një tjetër përballje interesante e grupit të skuadrave të “Final 4” është edhe ajo Partizani-Egnatia, me Partizanin që ndjen presionin e Elbasanit për vendin e katërt, i cili do të presë Bylisin që kërkon pikët e mbijeteses. Me shumë interes priten edhe përballjet për mbijetese, mes të cilave spikat sfida që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” mes Skënderbeut dhe Tiranës dhe po ashtu edhe dueli i stadiumit “Niko Dovana” mes Teutës vendase dhe Laçit mysafir.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu