Duel për kreun në Rrogozhinë. Egnatia mund Teutën me golin spektakolar të Adjesan dhe këmbën vendet me Teutën në vendin e parë

Egnatia-Teuta  1-0(Shënues: Adjesan 75’)

Në ndeshjen e fundit të fazës së parë të “Abissnet Superiore”, e cila erdhi për shikuesit në ekanin e RTSH Sport, Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 duke i rrëmbyer dhe vendin e parë në klasifikim.

Në “Egnatia Arena” vendasit u shfaqën më kërkues përballë një Teute të kujdesshme, me një pjesë të parë të mbyllur në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë Egnatia arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas një aksioni mjaft të shpejtë, me Grudën që shërbeu për Adjesan, i cili nuk i lejoi asnjë mundësi portierit Bernardoni.

Në minutat në vazhdim, përpjekje nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit, Juxhin Xhaja.

Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 21 pikë pas 9 javësh kampionat, ndërsa Teuta zbret në vendin e dytë me 20 pikë.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe