(Video) Tërbuni Boks, në prag të dy veprimtarive të rëndësishme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Jurgen Lazri i Tërbunit dhe kampioni i Spanjës, Barrios, superdueli për peshën 63 kg

Ekipi “Tërbuni Boks” që drejtohet nga dy ish kampionët e boksit shkodran, vëllezërit Klaudio dhe Emiliano Çekini, është në prag të veprimtarive shumë të rëndësishme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”, quhet turneu që do të zhvillohet në Tiranë, aktivitet ky i vlefshëm për boksin Olympic dhe Profesionist.

Burime zyrtare nga klubi pukjan, bëjnë të ditur për Veriu Sport, se nën drejtimin e trajnerit Emiliano Çekini, Tërbuni Boks, do të përfaqësohet me tre boksierë në këtë turne.

Pas peshimit zyrtar të organizuar pasditen e sotme, tre boksierët e Tërbumit kanë mësuar edhe kalendarin e ndeshjeve. Kështu, në peshën 65kg Gabriel Çermeli ( Terbuni Boks ) do të përballet me Arvjos Kroj ( Tirana ).  Në peshën 68 kg Pashuk Gjoni (Terbuni Boks) do të ndeshet me Saimir Dedja (Tirana).

Ndërsa, superdueli i këtij turneu është ai i peshës deri në 63 kg mes kampionit Shqipëtarë, Jurgen Lazri i Tërbunit dhe kampionit të Spanjës, Barrios.

Ndërkohë, përpos Turneut Ndërkombëtar të Tiranës për nivelin Olimpic dhe Profesionist, ekipi i Tërbuni Boks, i drejtuar nga Çekini tjetër, Klaudio, do të konkurojë në Kampionatin Kombëtarë të Boksit për Kategorinë U14 që zhvillohet prej datës 17 në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës.

Në ring për ekipin Tërbuni Boks, do të ngjiten tre boksierë shumë cilësorë, si BIORDI ÇEKINI, GABRIEL DODA, ELIO GUGAJ, të cilët janë pretendentë për titullin kampion.

(Video) Momenti i peshimit të dy rivalëve të peshës 63 kg Jurgen Lazri i Tërbunit dhe kampionit të Spanjës, Barrios.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu