Ndarja nga jeta e Paulin Ndojës, Presidenti i FSHF-së Armand Duka: “Mjeshtri i Madh”, një ikonë e vërtetë e sportit, i ka dhënë shumë futbollit si lojtar për shumë vite e më pas si trajner!

Tjetër lajm i hidhur për futbollin shqiptar na erdhi nga Italia. Paulin Ndoja, legjenda e portës, një prej figurave më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, është ndarë nga jeta sot.

“Mjeshtri i Madh”, një ikonë e vërtetë e sportit, i ka dhënë shumë futbollit si lojtar për shumë vite e më pas si trajner, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që erdhën pas. Një personalitet i madh, i cili ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për Vllazninë dhe për futbollin tonë.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ndoja, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv shkodran për këtë humbje të madhe.

Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar. U prehsh në paqe legjendë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu