Korçarët, fitore Superlige, Kastrioti-Skenderbeu 0-2

Pak javë me parë në opinionin sportiv, Skenderbeu dukej i pashpresë për qëndrimin në kategorinë Superiore. Por, ardhja në krye të skuadrës e trajnerit, Migen Memelli ka ndryshuar shumë gjëra në kampin korçar. Në vazhdën e ndeshjeve pozitive vjen edhe kjo e javës së 31-të kur, edhe pse konsiderohej e vështirë, Skënderbeu ka triumfuar në transferten krutane. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Kamzës ka përfunduar me fitoren korçare me rezultatin 0-2. Një fitore kjo që rritë ndjeshëm shpresat e qëndrimit në Superligë.

Me një dominim më të madh nga skuadra vendase, pjesa e pare mbyllet me dy episode tensioni në dëm të krutanëve. Fillimisht një ndërhyrje e rëndë me brryl e Prodanit ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri Jorgji, ndërkohë që limitin e kësaj pjese të kuqen mund ta merrte edhe Çela që kishte dy të verdha, por Jorgji e toleron duke e mbajtur në lojë.

0-0, pjesa e parë, ndërkohë që e dyta ka të njëjtin skenar.  Edhe pse me 10 lojtarë, është Kastrioti që kontrollon fushën, përballë Skënderbeut që mendon vetëm të mbrojë zonën.  I pafat Bardhi në të 59-ën kur gjuajtja e fortë nga 20 metra ndalet nga shtylla. Megjithatë, ndeshja zhbllokohet në minutën e 67-të nga Zhan Viktor, i cili përfiton nga një hezitim i Nezirit. Kështu korçarët arritën të marrin maksimumin nga një aksion pa shumë pretendime.

Fundi I takimit kishte rezervuar surpriza të tjera. Korçarët humbin një 11-metërsh, të fituar nga Mara dhe të shpërdoruar nga Meksi, ndërsa në limite arrin të gjejë golin e dytë me anë të Kosta Vangjelit duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultain 0-2 në favor të Skenderbeut. Tre pikë të arta për korçarët në luftën për mbijetese, ndërkohë humbja për Kastriotin ia ndërlikon jo pak qëndrimin në Superligë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu