(Video) Noel Hajdari, golashënuesi më i mirë i Turneut Ndërkombëtar, Rovereto-Itali. Talenti 13 vjeçar i Atletik Klub Shkodra, shënoi një supergol përballë ekipit kroat

Futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra, Noel Hajdari, ka realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit në Turneun Ndërkombëtar në Rovereto, Itali. Video që shoqëron shkrimin pasqyron pikërisht golin e shënuar nga Hajdari në ndeshjen e luajtur përballë ekipit nga Kroacia.

Ndonëse është 13 vjeç, Noeli, luan me ekipin e kategorisë U14 të Atletik Klub Shkodra, klub i cili nën dretimin e kryetrajnerit Elis Legata, është pjesëmarrës prej shumë vitesh në turneun e Roveretos duke bërë përfaqësime shumë dinjitoze.

Jo vetëm goli nga goditja e dënimit, por për Noelin, mjaft cilësor ishin edhe tre golat e tjerë, që në total, me katër të tillë, duke i shtuar edhe 3 asis, e shpallën atë si golashënuesin më të mirë të turneut.

I rritur në një familje gazetarësh, me prindërit, Emi Kalaja dhe Ervis Hajdari, Noeli ka një traditë familjare me sportive, kur kemi parasysh dajën e tij, ish futbollistin e Vllaznisë Arlind Kalaja, ndërkohë që burri i tezez, është një kampion absolut i peshëngritjes shqiptare, Erkand Qerimaj.

Ndaj, me të gjitha gjasat, e ardhmja e Noel Hajdarit, pritet të jetë plot sukses në fushën e futbollit. E ka nisur mjaft mirë me kampionatet kombëtare të moshave, dhe po ashtu edhe në aktivitetet ndërkombëtare, ndaj bazuar edhe në vlerësimet shumë pozitive që japin për të specialistët e futbollit shkodran, besojmë se rruga e tij në pasionin për futbollin do të jetë plot suksese.

(Video) Goli mjeshtror i shënuar nga Noel Hajdari i Atltik Klub Shkodra, në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos në Itali.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu