(Video) Vllaznia, likujdon edhe Apoloninë. E mund 3-1 në “Loro Boriçi” dhe kryeson kampionatin me 48 pikë. Shënojnë: Xhones, Doçi dhe Lufo. Superliga Futboll Vajza

Vllaznia-Apolonia  3-1(Shënues: Jeanette Xhones 5’, Esi Lufo 51, Megi Doçi 63’/Tenutti Souza B. 90’)

Vllaznia e futbollit për vajza ka regjistruar fitoren e radhës duke mundur në shtëpi një prej rivaleve të katërshes, Apoloninë e Fierit.

Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e vlefshme për javën e s htatëmbëdhjetë të kampionatit të kombëtar të Superligës për vajza është mbyllur me rezultatin 3 me 1 në favor të Vllaznisë.

Futbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka e kanë gjetur shpejt golin e avantazhit, teksa në të 5’ ka shënuar Xhones. Në pjesën e dytë vjen dhe goli i Lufos sapo nis pjesa e dytë.

Dhe për të kompletuar suksesin e Vllaznisë erdhi goli i Megi Doçit në të 63’ dhe 3-0. Goli i nderit për Apolonisë u fiksua në fund kjo me autore De Souza. Përfundimisht 3-1, ndërsa Vllaznia mbërrin në kuotën e 48 pikëve një javë përpara fundit të garës së rregullt.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Egnatia ka fituar 3-0 me Lushnjën, kurse e diela do të jetë për sfidat Laçi – Partizani dhe Gramshi – Kinostudio dhe javën e kompleton Tirana – Teuta. Vllaznia, Gramshi, Apolonia e Partizani janë katër ekipet që do të luftojnë për titull kampion në fazën finale për sezonin 2024-2025, kurse shkodranet janë kampione në fuqi.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Apolonia 3-1. Java e 17-të e Superligës Futboll Vajza. Stadiumi “Loro Boriçi”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu