Daja: “Motivi për Kupë dhe Final Four, ka shpërqëndruar pak vëmendjen nga kampionati”

Dinamo është mposhtur nga Tirana 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Superiores. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Sigurisht që brenda tetë ditëve ne kishim 3 ndeshje, se 2 i bëmë. Në gjysmëfinale me Vllazninë ku ashtu si shkoi loja, ekipi deri në fund i ngarkuar. Ishim të detyruar për rotacion, dhe nga lojtarët e formacionit kishte rënie, Meksi, pati ndërrim të detyruar Hoxha dhe Dita. Ishim të detyruar për këtë rotacion, pa prishur ekuilibër. Në fund, motivi për Kupë dhe Final Four, ka shpërqëndruar pak vëmendjen nga kampionati.

Do të thoja që rotacioni me 3-4 lojtarë, Vila është lojtar formacioni në periudhat e fundit. Katërshja e mbrojtjes ishte e njëjta, rotacioni në linjën e sulmit se për Kupë ishim të konsumuar. Intereferonin të dyja ndeshjet, këtë herë kishim mendjen te kampionati dhe finalja e Kupës. Ishte rotacion i detyruar nga ana jonë, që të kishim 50% të ekipit në gjendje më të mirë kundër një ekipi të fortë si Egnatia në finale.

Dita ishte për shkak të mungesës prej disa kohësh të minutazhit, ishte për shkak të lodhjes. Hoxha kishte kontraktim. Dita pozicionin e vet e ka para mbrojtjes, por në këto ndeshje që kanë mbetur, secili do japë kontributin kudo të ketë nevojë ekipi. Dhe për aq minuta që duhen për të përballuar”, u shpreh Daja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu