Partizani për herë të 17-të kampioni i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në një finale krejtësisht të dominuar, të kuqtë e Ylli Tomorrit kanë fituar 3-0 ndaj Skënderbeut. E kjo në një hark kohor prej një orë e dhjetë minutash. 25-13, 25-15 dhe 25-15.
Kupën kapitenit Osman Qepa ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, kurse zëvendëspresidenti Konalsi Gjoka, anëtari i Komitetit Drejtues, Sokol Halili, si dhe sekretari i përgjithshëm Elvis Dosti, bënë shpërndarjet e medaljet.
Për Tomorrin, ky Partizani triumfator në të gjitha aktivitetet është efekt i punës së përditshme. Pa harruar këtu dhe produktin që vjen nga Akademia Partizani.
Tanimë është radha e femrave, ndërsa të martën në ora 17:00 në Pallatin e Sportit në Farkë do të luhet finalja e dytë për titull kampion, Tirana – Skënderbeu.