Teuta-Vllaznia 0-15(Shënuese: Marie Ahamadi 6’, 10’, Jeaneta Jones 11’, 15’, 19’ 22’, Megi Doçi 28’, 30’, 32’, 33’, 46’, 47’, 50’, 54’, Esi Lufo 56’)
Vllaznia e futbollit vajza e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka e ka mbyllur javën e 18-të që është edhe e fundit për Kampionatin Kombëtar të futbollit për vajza të garës së rregullt me një fitore të thellë duke mundur Teutën në transfertë me rezultain 0-15.
Tetë prej 15-të golave mbajnë firmën e Megi Doçit, golashënuesja më e mirë e kampionatit, katër të Jeaneta Jones, dy të Marie Ahamadi dhe një të Esi Lufos.
Ndeshjet e kësaj jave u shtrinë në katër ditë, duke nisur të enjten me sfidën mes Kinostudios dhe Lushnjes, ku kryeqytetaset triumfuan me rezultatin e thellë 8–0.
Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku Apolonia dominoi ndaj Laçit me një rezultat të thellë 15–0, ndërsa Egnatia triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Tiranës.
Sot u luajtën dy sfidat e fundit të kampionatit. Vllaznia fitoi në transfertë kundër Teutës me rezultatin 0–15. Në sfidën e fundit të javës dhe të kampionatit, Gramshi mposhti Partizanin, duke fituar me rezultatin 1–4.
Me këto rezultate, është mbyllur faza e rregullt e kampionatit, ku Vllaznia renditet në vendin e parë pas 18 ndeshjesh përfunduar me 51 pikë të grumbulluara.
Tashmë, ekipet e renditura në katër vendet e para – Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani – do të garojnë në fazën finale “Final 4”, që do të përcaktojë kampionen e këtij sezoni.
Rezultatet – Java e 18-të
Teuta 0-15 Vllaznia
Kinostudio 8-0 Lushnja
Apolonia 15-0 Laçi
Egnatia 2-0 Tirana
Partizani 1-4 Gramshi