Sunday, November 24, 2024

Basketboll Meshkuj/ Afrim Bilali e nis me fitore në stolin e kuqebluve

Lexo

Vllaznia-Tirana 102-67

Vllaznia: Stanlei(15), Dikson(6), Lekndreaj(13), Faslia(6), Shestani(11), Kuper(29), Martin(9), Rakaj(6), Hundal(7), Memçaj. Trajner Afrim Bilali

Tirana: Beqo(12), Brari(3), Coco(5), Vaqarri(5), Hasani(14), Vogli(15), Hysa(10), Kreste(3). Trajner Erkand Karaj

Gjyqtarë: E. Gjoni, A. Balliu

E mërkurë, 5 maj 2021, ora 17.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Lëvizja e drejtuesve të Vllaznisë së koshit në stolin e kuqebluve, duke larguar amerikanin Mathew Jones dhe afruar shkodranin Afrim Bilali ka rezoltuar me sukses. Të paktën, kështu duket, kur që në ndeshjen e parë debutuese në stolin e Vllaznisë kundër Tiranës, trajneri Bilali i ka dhënë një pamje krejt tjetër skuadrës. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është fituar nga Vllaznia me rezultatin e thellë 102 me 67. Epërsinë dhe shkëputjen në pikëzim, skuadra kuqeblu e ka krijuar në pjesën e dytë duke filluar nga perioda e dytë, të cilën e fitoi me shifrat 28-13 për ta thelluar edhe më shumë në periodën e katërt 32-15. Ndërkohë, për hirë të së vertetës, pjesa e parë ka qënë e shoqëruar me një rivalitet të plotë, ku Vllaznia fiton periodën e parë 23-18, ndërsa Tirana fiton periodën e dytë 19-21 duke e mbyllur pjesën e parë 47 me 39 në avantazh të Vllaznisë. Në këtë mënyrë, me epërsinë totale të pjesës së dytë, Vllaznia e mbyll të gjithë ndeshjen me një avantazh prej 35 pikësh, 102-67.

Në prononcimin e dhë pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Afrim Bilali, theksoi se e ka pritur me kënaqësi bashkëpunimin me Vllazninë, dhe se me elementin që ka në dispozion beson se do të arrijë ta çojë Vllazninë drejt fitimit të trofeut kampion.

Ndërkohë, trajneri bardheblu Erkand Karaj, pranoi diferencën që Vllaznia ka me ekipin e tij. Dhe, me këtë rast uroj kolegun e tij Bilali që është vënë në drejtimin e Vllaznisë. Madje, shtoi se shembullin e Vllaznisë për të pasur në drejtim trajnerë shqiptarë tha se duhet ta marrin edhe ekipet e tjera.

Po për javën e 11-të, Teuta ka mundur Partizanin 88-79, ndërsa Goga Basket, Barleti-Eagles 132-56. Bazuar në rezultatet e kësaj jave, Superligën e basketbollit për meshkuj e kryeson Goga Basket me 22 pikë, Teuta dhe Vllaznia janë në vend të dytë dhe të tretë me pikë të barabarta, 19, për të vijuar me Tiranën, Partizanin dhe Eagles, përkatësisht me 15, 13, 11 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img