“Final 4” / Të shtunën, ora 19:00, në “Elbasan Arena” luhet Dinamo City – Partizani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të shtunën, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet finalja për vendin e tretë në “Abissnet Superiore”, mes Dinamo City dhe Partizanit.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas ndeshjeve gjysmëfinale të “Final 4”, ku synuan kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, por nuk ia dolën. Megjithëse kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në arenën europiane, derbi i së shtunës ka një rëndësi të veçantë për prestigjin dhe historinë e të dy klubeve, të cilat do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një fitore.

Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre në këtë sezon, me bilanc të barabartë; dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa secila skuadër ka arritur nga një fitore.

Tifozët e interesuar për të ndjekur finalen e vogël të kampionatit nga stadiumi “Elbasan Arena” mund të blejnë biletat online në këtë link: Dinamo City – Partizani

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img