(Video) Tjetër humbje e Vllaznisë volej femra. E gjashta radhazi duke mbetur në vendin e fundit të klasifikimit pa asnjë pikë

Vllaznia-Dinamo 0-3(23-25, 22-25, 11-25)

Gjashtë ndeshje, gjashtë humbje dhe vendi i fundit në tabelën e klasifikimit për ekipin e volejbollit femra të Vllaznisë e bën situatën në kampin kuqeblu shumë kritike në luftën për mbijetesë.

Ashtu si ndeshja e javës së kaluar ndaj Lushnjës edhe kjo e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ishte e një rëndësie të veçantë pasi luhej ndaj një kundërshtari direkt për mbijetese.

Me lojën e mirë që po shfaqej në setin e parë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa dha shkëndijat e një suksesi në këtë ndeshje, por duket se mungesa e përvojës në formacionin kuqeblu që përbëhet nga vajza të reja ndikoi që në pikët vendimtare të mbylljes së setit të gabojnë duke i dhënë mundësi Dinamos të fitojë 23 me 25.

Me të njëjtën ecuri Dinamo e përsërit fitoren edhe në setin e dytë, këtë radhë 22-25. Me humbjen e dy seteve të para, Vllaznia demoralizohet duke i dhënë mundësi Dinamos ta fitojë të tretin më me lehtësi 11 me 25 duke e mbyllur ndeshjen 0 me 3 në favor të saj.

Fitore me shumë vlerë për Dinamon, e cila ngjitet më lart në tabelë duke lënë prapa Lushnjën e parafundit me një fitore, të cilën e ka realizuar në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndërkohë që Vllaznia mbyll renditjen me asnjë fitore.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Dinamo e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së volejbollit femra, si dhe prononcimet e kapitenes së Vllaznisë Laura Ballçiti si dhe trajnerit të Dinamos, Kliton Dodaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe