Rumuni Istvan Kovacs, do të gjykojë finale Champions League më 31 maj

UEFA ka vendosur kryesorin e finales së madhe të Mynihut ku më 31 maj do të vendoset se cila është skuadra më e mirë e Europës.

Ndeshja mes Inter-PSG i është besuar Istvan Kovacs, i cili numëron një precedent me zikaltrit dhe dy me transalpinës.

40-vjeçari ka qenë kryesori i takimit të fituar nga Interi përballë Arsenalit gjatë fazës së parë. Ai ka gjykuar PSG-në në humbjen që pësoi na “Allianz Arena” përballë Bajernit si dhe në fitoren që arritën në “Anfield Road” përballë Liverpul.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu