Finalja e Romës, Bologna mund Milanin dhe fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh

Bologna mposhti Milanin me rezultatin 1-0 në finalen e Romës për të fituar Kupën e Italisë për herë të tretë, duke iu rikthyer suksesit 51 vite nga hera e fundit.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe mjaft të tensionuar, Ndoye shënoi golin që vendosi mbrëmjen në Olimpico në fillim të pjesës së dytë.

Ndryshimet e Conceiçao-s, ndryshe nga ajo që ndodhi të premten e kaluar në kampionat, nuk mjaftuan për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Për kuqezinjtë vazhdon agjërimi që ka zgjatur që nga viti 2003.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu