Titulli kampion i KF Shkodra me kategorinë U15 ka marrë vemendjen e institucionit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe personalisht të kreut të saj, Armand Duka, i cili përmes një mesazhi dëguar në adresë të Taip Piraniqit, President i KF Shkodra, uron drejtuesit, stafin dhe futbollistët për suksesin e arritur, ndërkohë që uron dhe motivon klubin në fjalë për suksese të mëtejshme në vazhdimësi.
Mesazhi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka
Drejtuar, z. Taip Piraniqi, Presidenti KF Shkodra
I nderuar Z. Piraniqi,
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet më të përzemërta për shpalljen si Kampion i Kategorisë së Parë U15 për sezonin futbollistik 2024-2025.
Ky sukses përfaqëson një rezultat të jashtëzakonshëm të punës së përbashkët, përkushtimit të palodhur dhe vizionit të qartë që ju ka udhëhequr gjatë gjithë sezonit. Suksesi juaj është fryt i një pune të strukturuar në çdo nivel-nga drejtuesit e klubit, të stafit teknik dhe lojrtarët që kanë dhënë maksimumin në çdo ndeshje.
Ju uroj që këto kurorëzime të shërbejnë si një pikënisje për sfida të reja edhe më të mëdha në të ardhmen.
Edhe njëherë, urime të përzemërta për këto arritje të merituara dhe suksese të mëtejshme në vazhdim!
Me konsideratë
Armand Duka
President
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
Vlerësimet, konsideratat dhe pergezimet e shprehura në urimin e dërguar nga Presidenti i Federates Shqiptare të Fubollit Armand Duka janë pritur me një kënaqësi të veçantë nga KF.Shkodra, stafi, futbollistet, prindërit duke qënë një nxitje e pergjegjësi më të madhe për të punuar me përkushtim më të madh për arritje e rezultate të tjera në të ardhmen.