Seria A-Prag Napoli-Cagliari, të premten ora 20:45. Rekord tifozësh në ndeshjen e titullit

Ethet e titullit po “pushtojnë” Napolin. Ka nisur një gjueti e vërtetë për biletat për ndeshjen e fundit dhe vendimtare të kampionatit kundër Cagliarit, që do të luhet në “Maradona” të premten e 23 majit në orën 20:45.

350,000 tifozë janë në radhë virtuale për të rrëmbyer një vend për një ndeshje që mund të hyjë në historinë napolitane. Skuadra e trajnerit Conte ndodhet në kuotën e 79 pikëve në vend të parë, një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Kalendari i ndeshjeve ta javës së fundit të Serie A:

Napoli-Cagliari – E premte

Como-Inter – E premte

Bologna-Genoa – E shtunë

Milan-Monza – E shtunë

Venezia-Juventus – E dielë

Lazio-Lecce – E dielë

Udinese-Fiorentina – E dielë

Torino-Roma – E dielë

Atalanta-Parma – E dielë

Empoli-Verona – E dielë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu