Angli-Belgjikë, 1-1
Anglia: Jack Porter (GK), Junai Byfield, Kaden Braithëaite, Dean Benamar, Bradley Paul Burroëes, Seth Ridgeon, Louis Page, Ryan McAidoo, Rio Ngumoha, Alejandro Gomes, Max Doëman.
Belgjika: Lucca Mounganga (GK), Arthur De Kimpe, Brent Jonkers, Wout Gielen, Lucca Darcon, Jessie Da Silva, Nathan De Cat, August De Ëannemacker, Noah Fernandez, Rene Mitongo, Jesse Bisiëu.
Është luajtur ndeshja e parë e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” në Grupin B, mes Anglisë dhe Belgjikës.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Për Anglinë shënoi Alejandro Gomes, ndërsa për Belgjikën realizoi Noah Fernandez.
Anglia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Jack Porter (GK), Junai Byfield, Kaden Braithëaite, Dean Benamar, Bradley Paul Burroëes, Seth Ridgeon, Louis Page, Ryan McAidoo, Rio Ngumoha, Alejandro Gomes, Max Doëman.
Belgjika e nisi me këtë formacion titullar: Lucca Mounganga (GK), Arthur De Kimpe, Brent Jonkers, Ëout Gielen, Lucca Darcon, Jessie Da Silva, Nathan De Cat, August De Ëannemacker, Noah Fernandez, Rene Mitongo, Jesse Bisiëu.
Anglia e nisi më mirë sfidën dhe kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me golin e Alejandro Gomes. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për “Tre Luanët”.
Në fraksionin e dytë, Belgjika reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 49-të me një eurogol nga goditja e dënimit të Noah Fernandez.
Belgjika ishte pranë përmbysjes në disa raste, por nuk ia doli të shënojë sërish. Edhe Anglia krijoi mundësi të mira, por të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën në minutat e mbetura dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Ndeshjen e radhës, Anglia do ta zhvillojë ndaj Italisë më 23 maj, në “Egnatia Arena”, në orën 20:30.
Ndërsa Belgjika do të përballet me Çekinë, po më 23 maj, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 18:00.