Monday, August 18, 2025

(Intervista) Emocionet e Karlo Ançelotit në orët e para braziliane. I lumtur për mikpritjen dhe ngrohtësinë që ka gjetur në kontinentin tjetër

Lexo

Orët e para të Karlo Ançelotit në Brazil kanë qenë të ethshme pasi përveç prezantimit me detyrën e re, trajneri italian ka përpiluar edhe listën e parë të grumbullimeve si dhe ka gjetur kohë për të dhënë edhe një intervistë mjaft interesante. Italiani tregon se ndeshjen e fundit si ndihmës të Sakit në hapat e parë të karrierës si trajner e kishte pikërisht kundër Brazilit në finalen e madhe të Kupës së Botës USA ’94. Mes të tjerash ai shpjegon se gjatë karrierës së tij ka stërvitur plot 34 lojtarë brazilianë duke nënvizuar faktin se vetëm me njërin prej tyre kishte patur probleme.

Si mund të të quajmë, Carlinhos? Karleto? Karlosi? Ancelotti?

Nuk e di. Të gjithë emrat janë të dashur. Më pëlqejnë të gjithë.

Hera e parë në Rio dhe e dyta në Brazil. A ndihet nxehtësia braziliane?

Po. Ngrohtësia njerëzore. Dje, mbi të gjitha. Njëherë shkova në Fortaleza për të parë një ndeshje midis Brazilit dhe Meksikës, për të parë nga afër tre lojtarë: Didën, Serzhinjon dhe Amoroson. Në atë kohë, unë punoja për Juventusin. Pas asaj ndeshjeje, u rekomandova drejtuesve të nënshkruanin me të tre, por ata nuk afruan asnjërin. Pas tre muajsh, u transferova në Milano dhe thashë: “Më merrni Didën, Serzhinjon dhe Amorozon”. Më morën vetëm dy të parët.

Sa i njihni lojtarët në Brazil?

I njoh shumë mirë lojtarët, që në moshë të vogël, njihja Falcão, Toninho Cerezo. Ajo që më pëlqen te brazilianët është gëzimi i tyre. Pastaj, më pëlqen edhe talenti dhe cilësia e tyre e jashtëzakonshme.

Ke menduar se si do të kalosh kohën e lirë?

Sigurisht, dua të vizitoj Rio de Zhaneiron. Dua të shkoj në Corcovado, në plazh. Pastaj të njihem me Sao Paulon, Belo Horizonten, Porto Alegren. Cerezo më foli për Belo Horizonte, Kaká më foli për São Paulo. Falcao më foli për Porto Alegre. Do të kem kohë ta bëj. Do të jetoj këtu. Dua të jem këtu për të punuar, për të njohur strukturën e futbollit brazilian dhe për të shijuar vendin.

Si është Karlo Ançeloti jashtë fushe?

Shumë i qetë. Më pëlqen jeta e qetë. Më pëlqejnë filmat, më pëlqejnë miqtë, më pëlqen familja. Jeta ime jashtë futbollit është sa më e qetë të jetë e mundur. Një jetë natyrale. Nuk më pëlqejnë festat, ndonjëherë po, por jo gjithmonë.

Ju keni bërë një libër me titull “Lideri i Qetë”…

Ka dy mënyra për të bindur njerëzit. Duke i bindur me argumente ose  me forcë. Përpiqem ta bind një person duke i shpjeguar se ideja ime është e duhura. Unë gjithashtu mund të bind një person me forcë. Nuk është e njëjta mënyrë. Një trajner ma tha këtë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img