Tuesday, December 2, 2025

(Intervista) Ish futbollisti kuqeblu, Erjon Hoti, analizon Vllazninë. Zhgënjim për mosfitimin e titullit, dhe besim tek vazhdimësia me dyshen, Martini-Sinani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Erjon Hoti, ish-futbollisti i Vllaznisë, ka folur së fundmi ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Shkodrani e cilëson sezonin që u mbyll si jopozitiv, ku u arrit vetëm objektivi minimal. Ndër të tjera, ai thekson se loja ka lënë për të dëshiruar nga ana e kuqebluve në edicionin 2024-‘24. Sipas ish-mbrojtësit, ekipi ka nevojë për ndërhyrje në merkato teksa vlerëson në maksimum emërimin e Martinit si trajner dhe Sinanit si drejtor sportiv.

Hoti, një sezon që u mbyll pa trofe sërish për Vllazninë, zhgënjim?

Normalisht që ishte një zhgënjim, sepse titulli kampion po pritet prej shumë vitesh në Shkodër. Dhe nuk po bëhet asgjë konkrete në këto edicionet e fundit që skuadra ta arrijë këtë sukses. Pavarësisht se është afruar me vendet e para sërish ka munguar ai hapi final për trofeun dhe ky është me të vërtetë një “mëkat”, pasi tashmë titulli po shndërrohet në “fiksim” për të gjithë.

Çfarë duhet të rishikojë ekipi në edicionin e ri?

Duhet riparë merkatoja, e cila është baza dhe duhet ndërhyrë sa më shpejt për përmirësimin e ekipit. Dhe jo t’i lësh gjërat në fund, ku do marrësh pastaj futbollistë që “teprojnë” nga ekipet e tjera. Prandaj skuadra e re për sezonin 2025-‘26 në këshillën time duhet formatuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Endri ÇINARI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img