Vllaznia e Shkodrës-Vllaznia Elite(Milano), më 14 qershor, ora 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Konfirmohet miqësorja e paralajmëruar nga Veriu Sport

Gjatë një prononcimi të dhënë për Veriu Sport pak ditë parë, nga Benard Gjekaj, Presidenti i Vllaznia Elite, një skuadër e ndërtuar me iniciative të tij në Milano të Italisë, krahas informacionit mbi funksionimin e kësaj skuadre, e cila po bën mjaft mirë në kampionatin amator italian, bëri publik dëshirën dhe propozimin e tij në adresë të KF Vllaznia për zhvillimin e një miqësoreje mes dy Vllaznive, kësaj të Shkodrës dhe asaj në Milano

Dhe, tashmë, pas bisedave paraprake dypalëshe, është arritur marrëveshja që me datë 14 qershor 2025, kjo miqësore të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 20:00.

Një miqësore që krahas frymës së bashkëpunimit në mes dy Vllaznive, takimi në fjalë paraqet shumë interes për tifozërinë shkodrane, për të parë nga afër ecurinë e Vllaznisë së Superligës, pas rreth dy javë përgatitje nën drejtimin e trajnerit Edi Martini.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu