Sunday, November 24, 2024

Volejboll Meshkuj-Kualifikueset e Kampionatit Europian, Shqipëria mundet nga Zvicra 3 me 0

Lexo

Shqipëria në volejboll për meshkuj e ka humbur dhe ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Europian, ndërsa në mbrëmjen e së premtes, në Nitra të Sllovakisë, është mundur thellësisht 3-0 nga Zvicra. Të dyja skuadrat vinin nga humbjet respektivisht me të njëjtin rezultat 0-3.

Zviceranët ishin mundur nga Sllovakia dhe kuqezinjtë tanë nga Rumania. Zvicra e ka nisur shpejt ndeshjen, ndërsa setin e parë e ka fituar 25-18. Kuqezinjtë përmirësojnë lojën, por në fund të setit të dytë përsëri është Zvicra fituese, 25-21. Edhe të tretin tanët e kanë nisur mirë, ndërsa kanë kryesuar 6-7, 14-18. Zvicra barazon në 20-20, ndërsa seti i tretë ka kërkuar pikët shtesë. 26-24 pas një ore e 17 minutash lojë, kurse kështu kuqezinjtë mbesin në fundin e grupit E.

Më herët Sllovakia kishte mundur Rumaninë, 3-1. Të shtunën në ora 20:30, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të stacionit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian atë me skuadrën vendëse Sllovakinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img