Monday, July 15, 2024

Futboll- Turneu Ndërkombëtar “Vlatko Marković” U-16/ Shqipëria humbet 2 me 1 Bosnjë & Hercegovinën

Lexo

Kombëtarja shqiptare e 16-vjeçarëve, e cila është pjesëmarrëse në Turneun Ndërkombëtar “Vlatko Marković”, ndeshjet e të cilit po luhen në Kroaci përballjen e radhës e ka pasur me kombëtaren e Bosnjë & Hercegovinës, të cilën e ka humbur me rezultatin 1-2.

Kombëtarja e jonë e ka filluar ndeshjen me këtë formacion: Dervishi, Koleci, Cela, Damini, Belloj, Jaku, Myrta, Kashari, Kurti, Bode, Metaj. 16-vjeçarët tanë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ku në pjesën e parë dominuan të gjithë lojën, me disa raste të krijuara dhe ia dolën të kalonin në avantazh në minutën e 38-të të takimit me Boden. Me fillimin e pjesës së dytë të lojës, në minutën e 52-të të lojës, boshnjakët barazojnë rezultatin.

Trajneri Kërçova bën disa zëvendësime, duke hedhur fillimisht në fushën e lojës Duron (Myrta) në minutën e 52-të të takimit ndërsa në minutën e 60-të, fut në lojë O’Boyle (Belloj) dhe Hajdarin (Bode).

Me freskimin e ekipit, djemtë kuqezi krijuan disa raste të pastra për gol, por nuk arritën të shënonin. Pak minuta para fundit të takimit, skuadra boshnjake shënon edhe golin e dytë, duke fiksuar shifrat në 1-2. Kërçova bëri edhe dy zëvendësime të tjera, duke futur Lazen (Jakun) dhe Daminin (Selmanin) në minutën e 76-të, por ndeshja përfundoi në favor të Bosnjë & Hercegovinës.

Shqipëria U-16 ishte shortuar në grupin B, së bashku me Rusinë, Lituaninë dhe Bosnjë & Hercegovinën. Ditën e diel, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e radhës dhe të fundit për këtë turne, ndaj Maqedonisë së Veriut, në orën 09:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img