Thursday, November 21, 2024

Futboll-Kategoria e dytë-Admir Mehja në krye të velipojakëve të Ades

Lexo

Në klubin e futbollit Ada ka lëvizje në pankinë. Ndonëse më herët në media ishte përfolur Kujtim Shaba si alternative për të marë drejtimin e Ades së Velipojës, vendimi më i fundit i presidenti velipojak Afred Pjetri është që trajneri i ri i Ades të jetë Admir Mehja. Mehja është një emër i njohur për futbollin shkodran, fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner ku më parë ka drejtuar edhe Vllazninë B, një përvojë kjo që do t’i shërbejë edhe për drejtimin e velipojakëve. Në prononcimin e dhënë për VeriuSport, trajneri Mehja vlerëson ftesen e presidentit Pjetrit ndërsa premton se përvojen si futbollist dhe trajner do ta vërë në dispozicion të Ades me synimin dhe objektivat për ta ngritur atë në vendin që i takon. Sa i përket bojkotit të kampionateve të futbollit, për Mehjen një gjë e tillë i ka shërbyer Ades për të punuar më shumë në procesin stervitor. Sipas tij, boshti kryesor i skuadres do të jetë me futbollistë të tillë si Ani Ferhati, Fatjon Marku, Frederik Hila, Eldin Pateriku, Ardi Frroku, Ibrahim Fakja, Danjel Marku, etj. Në një bashkëveprim me presidentin Pjetri dhe stafin teknik, Mehja po punon për të ofruar në skuadër edhe futbollistë të tjerë. Një nga pistat kryesore është edhe klubi i futbollit Vllaznia me ato futbollistë që për momentin nuk kanë hapësira tek skuadra e parë, apo edhe U-21 t’i ofrojë mundësinë të luajnë për Aden në këtë sezon futbollistik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img