Wednesday, June 25, 2025

Hidhet shorti i Champions League -Vllaznia Futboll Femra në grupin e katërt së bashku me Ferencvarosh, Dinamo BSUPC, dhe fituesja e grupit të parë që do të dale nga ndeshjet e turit të parë

Lexo

Vllaznia e futbollit femra ka mësuar kundërshtarët e ndeshjeve të Champions League. Në shortin e hedhur pasditen e sotme në Nion tëë Zvicres ka qënë i pranishëm presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija dhe menaxherja e përgjithshme Matilda Matija.

Në bazë të koefiçentit që skuadra kuqeblu ka patur nga pjesmarrjet e mëparshme, ka fituar të drejten për ta nisur edicionin e ri nga turi i dytë i këtij kompeticioni.

Pas përzierjes së goglave, Vllaznia kampione e Shqipërisë, është pozicionuar në grupin e katërt që konsiderohet edhe si grupi më i fortë.

Së bashku me Vllazninë në këtë janë edhe skuadra hungareze e Ferencvarosh, ajo bjelloruse e Dinamo BSUPC si dhe fituesja e grupit të parë që do të dalë nga ndeshjet e turit të parë.

Për t’u theksuar është sepse shorti ka dhënë verdiktin që të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, të planifikuara në fundin e muajit gusht.

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img