Wednesday, July 30, 2025

(Video) Shkodra mirëpret Kampionatin Europian U16, basket meshkuj(5-13 korrik 2025). Bashkia Shkodër, pret ekipin kombëtar dhe drejtuesit e FSHB

Lexo

Ashtu siç është bërë me dije edhe më herët, Shkodra do të mirëpresë Kampionatin Europian të Basketbollit U16, aktivitet ky i programuar të zhvillohet nga data 5 deri më 13 korrik 2025 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, i cili iu nënshtrua një rikonstruktimi total me investimet e Bashkisë Shkodër.

Pikërisht, një ditë para se të nisë ky eveniment ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin e Shkodrës, sportistët kuqezi të kombëtares shqiptare janë pritur në ambientet e Bashkisë Shkodër.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, tha se ky është një moment i rëndësishëm për basketbollin shqiptar dhe për Shkodrën si mikpritëse e këtij aktiviteti madhor.

Nga ana e tij, Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se Bashkia Shkodër ka qenë e gatshme të mirëpresë një event të tillë, duke ofruar kushte cilësore jo vetëm në Pallatin e Sportit, por edhe në grumbullimin dhe përgatitjen e ekipeve. Ai ka ftuar gjithashtu tifozët shkodranë që të mbushin Pallatin e Sportit për të mbështetur kuqezinjtë tanë.

Ky kampionat është jo vetëm një mundësi për të promovuar talentin e basketbollit shqiptar, por edhe një moment krenarie për Shkodrën, që përmes mikpritjes dhe infrastrukturës së saj po tregon se është gati të presë evente me përmasa ndërkombëtare.

(Video) Pritja e ekipit kombëtar basket meshkuj U19 dhe drejtuesve të FSHB, në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img